Rama porosi administratës: Kush shkel afatet duhet të mbajë përgjegjësi, qytetarët duhet të marrin përgjigje

Nga A2 CNN
12 Shtator 2026, 14:42 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga administrata që qytetarët të marrin përgjigje në kohë për kërkesat dhe problematikat e tyre.

Gjatë një mesazhi për administratën, Rama tha se çdo rast kur tejkalohet afati duhet të ketë një përgjegjës dhe se zyrtarët duhet të japin shpjegime për vonesat.

Ai kërkoi që çështjet që kanë pengesa ligjore të ndahen dhe të bëhet e qartë nëse ato mund të zgjidhen apo jo. Sipas Ramës, qytetarët duhet të marrin përgjigje të qarta dhe të mos mbahen në pritje pa një sqarim.

Rama u ka kërkuar zëvendësministrave që të kontrollojnë çdo ditë sa përgjigje janë dhënë, sa kërkesa presin përgjigje dhe cilat raste kanë kaluar afatin.

Postimi i Ramës:

Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston.

Të gjitha ato çështje që kanë ndalesë ligjore, duhen ndarë në kategori të ndryshme dhe në atë moment pastaj, është çështja e vendimmarrësve që të thonë "kjo ndalesë zgjidhet, kjo ndalesë duhet të qëndrojë” dhe njerëzve u duhet thënë kjo, nuk bëhet, “edhe po, dhe jo, as mish as peshk, as këtej, as andej” quhet torturë, nuk quhet përgjigje.

Zëvendësministrat që janë të përcaktuar duhet ta kenë këtë prioritetin numër një të punës së tyre të përditshme, duhet ta nisin ditën me sa përgjigje u dhanë dje, sa përgjigje duhen dhënë sot dhe sa përgjigje nuk u dhanë në kohë dhe duhet të merren pastaj me ato përgjigje nuk u dhanë në kohë.

Pse nuk u dhanë?" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos