All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 19:26 | Bota
All - Paragraf - 1

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, ka deklaruar për Sky News se nuk ka prova që Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

All - Paragraf - 3

“Arritëm në përfundimin se nuk mund të pohojmë se ekziston një përpjekje sistematike në Iran për të prodhuar një armë bërthamore në këtë moment,” tha Grossi.

Ai theksoi se raporti i IAEA-së, i cili është cituar gjerësisht nga Izraeli, tregon se Irani po pasuron uranium në nivelin 60%, që është niveli më i lartë i pasurimit në botë për një vend pa armë bërthamore. “Ka elementë që shkaktojnë shqetësim,” shtoi ai, por sqaroi: “Sa i përket ndërtimit dhe prodhimit të një arme bërthamore – jo, nuk e kemi thënë një gjë të tillë.”

I pyetur për sulmet e mundshme nga Izraeli ndaj objekteve bërthamore iraniane, Grossi u shpreh i shqetësuar: “Sigurisht që jemi të shqetësuar.” Ai paralajmëroi për rrezikun e një “ngjarjeje radiologjike” në rast të goditjes së një objekti bërthamor, që mund të çojë në “përhapjen e materialit bërthamor në atmosferë”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos