Kriza e emigrantëve në Ceuta, mijëra marokenë mbeten të bllokuar dhe ngrenë kamp në plazh

Nga A2 CNN
3 Gusht 2026, 17:15 | Bota

Kriza e emigrantëve në Ceuta, mijëra marokenë mbeten të

Qindra emigrantë marokenë kanë ngritur një kamp të përkohshëm në plazhin El Trampolín në Ceuta, ndërsa autoritetet spanjolle përpiqen të menaxhojnë situatën pas fluksit të madh të emigrantëve që mbërritën në enklavën spanjolle gjatë javës së fundit.

Sipas autoriteteve, rreth 69 500 emigrantë janë kthyer në Marok gjatë katër ditëve të fundit, ndërsa në Ceuta vijojnë të qëndrojnë mes 3 mijë dhe 5 mijë persona. Bilanci i viktimave ka arritur në 72 të vdekur në anën spanjolle të kufirit dhe 11 në anën marokene.

Shumë prej emigrantëve kanë deklaruar se kanë mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së shërbimeve, mungesës së ushqimit, tensioneve me disa banorë vendas dhe pamundësisë për të udhëtuar drejt Spanjës kontinentale.

Pamjet nga zona tregojnë dhjetëra persona të shtrirë në rërën e plazhit, të mbështjellë me peshqirë për t’u mbrojtur nga era, ndërsa forcat e ushtrisë dhe policisë patrullojnë zonën.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dy qendrat e pritjes së emigrantëve në Ceuta kanë tejkaluar kapacitetet e tyre. Ndërkohë, po shqyrtohen edhe kërkesat e 862 të miturve emigrantë, të cilët gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore dhe nuk mund të deportohen menjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos