Sulm me dron në një plazh në Rusi, gjashtë të vrarë dhe 40 të plagosur

Nga A2 CNN
3 Gusht 2026, 16:41 | Bota

Sulm me dron në një plazh në Rusi, gjashtë të

Të paktën gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë, janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur pasi një dron goditi një plazh të mbushur me pushues në jugperëndim të Rusisë, sipas autoriteteve lokale.

Guvernatori i rajonit Krasnodar, Veniamin Kondratyev, deklaroi se sulmi ndodhi pranë qytetit turistik Gelendzhik, në brigjet e Detit të Zi, dhe fajësoi Ukrainën për sulmin. Deri tani, Kievi nuk ka komentuar mbi incidentin.

Pamjet e verifikuara tregojnë momentin kur një dron afrohet pranë zonës së plazhit dhe pas tij ngrihet një re tymi. Sipas raportimeve, droni mund të ketë pasur si objektiv një bazë detare ruse në Novorossiysk, rreth 40 kilometra larg vendit të goditjes, shkruan A2CNN. 

Ndërkohë, një tjetër sulm me dron ukrainas raportohet se ka goditur një depo të kompanisë më të madhe të shitjeve online në Rusi, Wildberries, rreth 180 kilometra në lindje të Moskës.

Ukraina ka deklaruar më herët se sulmet ndaj objekteve të tilla synojnë të dëmtojnë infrastrukturën që, sipas saj, mund të lidhet me furnizimin e ushtrisë ruse. Moska i ka mohuar këto pretendime.

Sulmet vijnë pas një vale goditjesh ruse në Kiev, ku sipas autoriteteve ukrainase humbën jetën të paktën nëntë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos