Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerëson se është “shumë e rrezikshme” për Britaninë e Madhe që bën marrëveshje me Kinën. Reagimi i tij erdhi pasi Londra dhe Pekini firmosën ujditë për rritjen e ndërveprimeve tregtare dhe të investimeve.
Duke folur për gazetarët gjatë premierës së dokumentarit për zonjën e parë, Trump tha se e konsideron presidentin kinez, Xi Jinping, një mik të tij, të cilin e njeh shumë mirë. “Ne, sigurisht, futemi në marrëdhënien tonë me Kinën me sytë hapur”, ka theksuar një ministër britanik, shkruan A2. Në kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Trump, kryeministria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se Uashingtoni ka qenë në dijeni të vizitës së Keir Starmer në Kinë dhe për synimet e tij.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur raportet SHBA-Britani janë tendosur për shkak të deklaratave për kontributin në NATO dhe për qasjen ndaj Groenlandës, territor të cilin Trump kërkonte që ta merrte nën kontroll, me pretekstin se rrezikohet nga Kina dhe Rusia. (A2 Televizion)