Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 21:52 | Bota

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme, Jared Kushner.

Sipas mediave të huaja, treshja dhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë diskutuan të gjitha aspektet e Gazës, duke përfshirë përshkallëzimin e shpërndarjes së ndihmës ushqimore, krizën e pengjeve, planet e pasluftës dhe më shumë, tha një zyrtar i lartë i administratës për Reuters.

Blair, i cili ishte kryeministër gjatë luftës në Irak në vitin 2003, ishte i dërguari i Lindjes së Mesme midis viteve 2007 dhe 2015, ndërsa Kushner, i cili është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka, ishte një këshilltar kyç i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Lindjes së Mesme gjatë mandatit të parë të Trump.

Më vete, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, do të takohet me ministrin e jashtëm izraelit, Gideon Saar, në Uashington, për të diskutuar për Gazën e pasluftës, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos