Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve.
Sipas mediave të huaja, Presidenti, i cili i përshkruan të shtënat si "akte të pakuptimta dhune", ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë.
Flamujt në ambasadat, bazat ushtarake dhe anijet amerikane do të ulen gjithashtu në gjysmë-shtizë, shkruan A2 CNN..
Sipas shpalljes, mësohet se Urdhri do të mbetet në fuqi deri në perëndim të diellit, më 31 gusht 2025. (A2 Televizion)