Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter goditi Kaliforninë Jugore, me epiqendër qytetin malor Julian në kontenë San Diego. Lëkundjet u ndjenë gjerësisht, nga zonat jugore deri në qarkun Orange në veri, duke shkaktuar dëme shumë të vogla në objekte shtëpiake.
Pavarësisht intensitetit të dridhjeve, nuk janë raportuar të lënduar, sipas autoriteteve lokale.
Shkollat morën masa paraprake, duke nxjerrë nxënësit jashtë ndërtesave për siguri gjatë dridhjes së tokës. Tërmeti u përshkrua si i fortë, por pa pasoja të rënda për komunitetin.
Kalifornia, një zonë e njohur për aktivitet të shtuar sizmik, përjeton shpesh tërmete të kësaj magnitude, por struktura të përforcuara dhe ndërgjegjësimi i lartë ndihmojnë në shmangien e pasojave të rënda. (A2 Televizion)