
Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon falje të plotë për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu. Ky i fundit përballet me një sërë akuzash për korrupsion në 3 çështje të ndryshme, përfshirë mashtrim, marrje ryshfeti dhe thyerje të besimit.
Në një letër të dërguar presidentit izraelit, Isaac Herzog, Trump i quan akuzat të “pajustifikuara” dhe “politike”.
Presidenti amerikan thotë gjithashtu se Netanjahu ishte “një kryeministër i shkëlqyer dhe vendimtar në kohë lufte dhe se tani po udhëheq Izraelin në një kohë paqeje”, shkruan A2 CNN.
Zyra e presidentit Herzog njoftoi se kushdo që kërkon një falje me dekret presidencial duhet të plotësojë dhe dorëzojë një kërkesë zyrtare.
Netanjahu nuk ka pranuar fajin për asnjë prej akuzave dhe nuk ka kërkuar për një dekret presidencial për ta falur atë, ndërsa procesi gjyqësor vijon. (A2 Televizion)
