
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria.
Dy mjete tip skuter janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy personat që i drejtonin.
Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)