Kryeministri britanik hipën në nëndetësen bërthamore, para takimit të rëndësishëm

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 10:25 | Bota

Kryeministri britanik hipën në nëndetësen bërthamore,

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pret të zhvillojë sot një takim me dhjetëra figura të larta ushtarake, ndërsa planifikimi për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë kalon në një "fazë operacionale".

Sipas mediave të huaja, kryeministri është përpjekur të mbledhë një grup kombesh që do të ishin të gatshëm të ndihmonin në zbatimin e çdo marrëveshje paqeje që mund të arrihet midis Kievit dhe Moskës.

Ai e quan këtë "koalicioni i vullnetit" dhe rreth 20 shtete mendohet të jenë të përfshirë në këtë grupim, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Starmer ka hipur mëngjesin e sotëm në një nëndetëse të armatosur bërthamore, pasi ajo u kthye nga një patrullë e gjatë, në një ekspozitë të rrallë të parandalimit bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar.

Mediat britanike shkruan se vizita do të tërhiqte vëmendjen e Rusisë në një kohë tensionesh në rritje, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos