Aktivistja: Qeveria mori para nga fondi i emergjencave për Kanye West, sot po na digjet Shqipëria!

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 21:28 | Politikë

Aktivistja Edlira Çepani iu rikthye edhe një herë çështjes së fondit të akorduar për koncertin e Kanye West, duke theksuar se janë marrë 4 milionë euro nga fondi i emergjencave për një event të tillë, ndërkohë që Shqipëria po digjet nga zjarret.

Duke debatuar me ekspertin e sigurisë Faik Basha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çepani vë në dukje se me 1,5 deri në 7 milionë euro Shqipëria mund të kishte blerë një helikopter-zjarrfikës.

Merr para nga fondi i emergjencave dhe të plasin zjarret…Po të digjet gjysma e Shqipërisë, ti e merr nga fondi i emergjencave. Është djegur gjysma e Vlorës dhe Himarës. Sa kushton një helikopter se kemi nja 5 vite që e presim atë helikopterin?! Sa kushton një helikopter-zjarrfikës? Nga 1,5 milionë deri në 7 milionë kushton një helikopter-zjarrfikës. Do ta kishim blerë një me lekët e atij koncertit (të Kanye West)”, tha aktivistja.

Ndërkohë deputetja e PS Aulona Bylykbashi iu kundërpërgjigj duke thënë se: “Kjo shumë që po referoni ka sjellë mbrapsht në ekonominë e Shqipërisë një shumë akoma më të madhe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos