“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 21:00 | Politikë

Debati për pagat e magjistratëve është përqendruar te zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me aktivisten Edlira Çepani që e ka pyetur drejtpërdrejt deputeten e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, nëse vendimi është zbatuar brenda afatit të përcaktuar.

Në përgjigje, Bylykbashi tha se bëhet fjalë për një proces të nisur nga sistemi i drejtësisë dhe se Gjykata Kushtetuese i ka ngarkuar Parlamentit marrjen e nismës ligjore.

Në vijim të diskutimeve në emisionin "Off the Record" në A2CNN, gazetari Andrea Danglli kërkoi një përgjigje të drejtpërdrejtë nga deputetja socialiste, e cila u shpreh se nisma ligjore është depozituar më 30 korrik dhe aktualisht është duke u shqyrtuar.

DEBATI

Çepani: A keni zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese brenda datës 31 korrik kur ndodhi?

Bylykbashi: Nëse do të kishte pak maturi në këtë proces…Ky s’ka të bëjë fare me një presion që i bëhet drejtësisë. Përkundrazi ka qenë drejtësia që ka inicuar, pagat e magjistratëve kanë qenë më të lartat me votë të PS dhe kanë qëndruar të tilla. Ka ndryshuar formula për shkak të një keqkuptimi në zbatim për të dhënë një pagë referuese si ajo e Presidentit që ishte më e qartë.

Çepani: A keni një vendim të GJK që nuk është zbatuar ende?

Bylykbashi: Është një proces i nisur nga sistemi i drejtësisë. Ata e kanë çuar në GJK. GJK ka një vendim, i ka ngarkuar Parlamentit që të marrë nismën ligjore dhe vendimin ligjor, të miratojë një ligj.

Danglli: Zonja Bylykbashi a është zbatuar vendimi apo jo? Pse nuk është zbatuar vendimi.

Bylykbashi: Është depozituar nisma në datë 30/07 dhe është duke u shqyrtuar.

Danglli: Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia është marrë i pandehur për një çështje mos ekzekutim vendimi të gjykatave.

Bylykbashi: Është një çështje komplet tjetër. Të gjithë magjistratët kishin mundësi të merrnin edhe këtë muaj pagën sipas formulës në fuqi, dhe shtesat t’i merrnin me prapaveprim.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos