Lita: Grupet kriminale janë infiltruar në protestë, synojnë ta devijojnë dhe prishin tubimin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 21:38 | Politikë

Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se ka informacione se në protestën qytetare para Kryeministrisë dhe Parlamentit janë infiltruar grupe kriminale, që kanë për qëllim ta devijojnë apo ta prishin tubimin.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Lita tha se grupet kriminale i përkasin zonës së Durrësit, Vorës dhe Elbasanit.

Gazetari po ashtu vuri në dukje se policët, edhe kur janë civilë, nuk mund të ndalojnë një qytetar pa patur një shenjë identifikuese.

Ka informacione, edhe të policisë por edhe të shërbimeve informative se grupet kriminale nga Durrësi, Vora dhe Elbasani, janë infiltruar në protestë për të devijuar protestën, për të prishur protestën. Fakti që këto grupe janë brenda protestës dhe njerëz nga ana e policisë, civilë, tërheqin zvarrë, lind fare mirë dyshimi se çfarë po ndodh dhe kush po e bën. Në çdo vend të Europës, por edhe rajonin, ka një shenjë të verdhë, portokalli, policia, për t’u identifikuar që është efektiv. Fakti që ai nuk identifikohet dhe ndalon një qytetar, që ka blerë diçka në supermarket, vezë apo domate, ti s’mund ta ndalosh sepse po i ndalon një të drejtë kushtetuese”, tha Lita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos