Gazetari Lavdrim Lita ka debatuar me deputeten socialiste Aulona Bylykbashi lidhur me vonesat në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Lita solli në vëmendje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marrë më 16 shkurt 2026 dhe ngriti pikëpyetje mbi veprimet e qeverisë dhe mazhorancës gjatë muajve pasues.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, gazetari vuri në dukje se qeveria i dha 4,2 milionë euro Kanye West-it dhe s’ka para për magjistratët që mbajnë shtetin në këmbë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është me 16 shkurt të 2026. Shkurt, mars, prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator, çfarë ka bërë qeveria? Çfarë ka bërë mazhoranca? Çfarë ka bërë ministri i Drejtësisë që s’paska parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese?! Në korrik është marrë një muaj me koncertin e Kanye West! Paska qenë më i rëndësishëm koncerti i Kanye West, 4,2 milionë euro këngëtarit amerikan që këndoi dy orë dhe iku, dhe s’po bëjmë vendimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për t’u dhënë pagat, atë që meritojnë, që kanë të drejtë, që të mbajnë familjen. Nuk merret një vendim i GJK për t’u shqyrtuar për 6 muaj! Çfarë bën ky Toni Gogu?! Çfarë bën Parlamenti dhe qeveria?! I kanë dhënë 4,2 milionë West-it dhe s’kanë për t’ua dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve që mbajnë shtetin në këmbë. Kujt ia hedhin këta?!” (A2 Televizion)