Kryeministri i Katarit mbërrin në Teheran, zhvillon takime me zyrtarët iranianë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 13:28 | Bota

Kryeministri i Katarit mbërrin në Teheran, zhvillon takime me

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ka mbërritur në Teheran, ku është takuar me zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm të Iranit.

Vizita zhvillohet në një periudhë tensionesh të larta në rajon dhe vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për të ulur përshkallëzimin dhe për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut janë intensifikuar.

Gjatë një konference në Teheran, presidenti iranian Masoud Pezeshkian bëri thirrje për unitet mes vendeve myslimane, duke theksuar se territori i asnjë shteti mysliman nuk duhet të përdoret kundër një shteti tjetër mysliman.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Irani ndodhet në një “luftë ekonomike në shkallë të gjerë”, duke shtuar se vendi do ta përballojë edhe këtë sfidë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos