Dhunoi gruan me sende të forta, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 13:40 | Kronikë

Dhunoi gruan me sende të forta, arrestohet 71-vjeçari në

Policia e Vlorës ka arrestuar një 71-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet S. M., 71 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit, ku gjatë konfliktit dyshohet se 71-vjeçari ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij, E. M., 61 vjeçe.

Si pasojë e dhunës, 61-vjeçarja ka mbetur e lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos