“Agasi, rrezik për NATO-n” Berisha: Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës, ndërkombëtarët të monitorojnë hetimet

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 13:10 | Politikë

“Agasi, rrezik për NATO-n” Berisha: Kërkoj dorëheqjen

Sali Berisha u ka kërkuar ndërkombëtarëve monitorimin e procesit të arrestimit dhe hetimit të Ergys Agasit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu demokrat theksoi se Agasi ishte një rrezik për NATO-n. Sipas tij ai kishte akses në të dhëna sensitive dhe kërkon dorëheqjen urgjente të kryeministrit Rama.

“Arrestimi i tij është një zhvillim pozitiv në mënyrë të padiskutueshme. Ajo çka PD kërkon, i bën thirrje Europolit, Eurojustit, vendeve partnere të monitorojnë me seriozitetin më të madh këtë proces. Ata kanë legjitimitet të plotë sepse veprimet e Ergys Agasit janë bërë edhe në dëmtim të shtetasve të tyre në territorin e Shqipërisë. Ai kontrollonte çdo person që hynte dhe të gjitha komunikimet. Në këtë kuadër, procesi Agasi mund të tejkalojë çdo proces të zhvilluar gjer sot ndaj bosëve të mafies në Itali, SHBA dhe gjetiu pasi informacionet që ka disponuar Agasi në internet kanë qenë të pakufishme. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën.

Dhe e mbyll këtë me thirrjen për dorëheqje urgjente të Edi Ramës, pasi nuk është gjë tjetër, veçse një Agas në karrigen e kryeministrit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos