Kryeministri i Suedisë, jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 16:45 | Bota

Kryeministri i Suedisë, jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pasi partitë e opozitës së qendrës së majtë fituan shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Pas përfundimit të numërimit të votave, partitë e qendrës së majtë siguruan 176 nga 349 mandatet në parlament, ndërsa blloku qeverisës i krahut të djathtë, i drejtuar nga Kristersson, mori 173 vende.

Në një letër të publikuar në rrjetin social X, Kristersson deklaroi se do t'i kërkojë kryetarit të parlamentit të nisë menjëherë procesin për formimin e një qeverie të re.

“Me këtë rast kërkoj që të lirohem nga detyra e kryeministrit për të lejuar që kjo punë të fillojë menjëherë”, shkroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos