Lavrov kërcënon Europën: Nëse sulmoni Rusinë lufta tjetër do të jetë shumë e shkurtër

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 16:39 | Bota

Lavrov kërcënon Europën: Nëse sulmoni Rusinë lufta

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, komentoi deklarata të ndryshme në Bashkimin Europian lidhur me nevojën për t'u përgatitur për luftë. "Nëse Evropa, e cila flet çdo ditë për përgatitjen për luftë kundër Rusisë, sulmon Federatën Ruse, kjo do të jetë një luftë krejtësisht e ndryshme dhe do të jetë shumë e shkurtër", kërcënoi shefi i diplomacisë ruse.

"Dëgjojmë deklarata nga udhëheqja e Bashkimit Evropian mbi nevojën për t'u përgatitur për luftë me vendin tonë. Kjo është tema më e përhapur në fjalimet e elitave aktuale evropiane dhe të udhëheqjes me bazë në Bruksel. Kemi deklaruar vazhdimisht se nuk kemi ndërmend ta sulmojmë Evropën. Presidenti e trajtoi së fundmi këtë çështje në detaje, duke theksuar se nuk kemi asnjë interes ta bëjmë një gjë të tillë. Megjithatë, nëse Evropa, e cila flet çdo ditë për përgatitjen e një lufte kundër Rusisë, e sulmon Federatën Ruse, atëherë do të jetë një luftë krejtësisht e ndryshme dhe do të jetë shumë e shkurtër."

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos