
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur pranë qytetit Bilaspur në Indi, ku një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Sipas autoriteteve, treni i pasagjerëve goditi nga pas trenin e mallrave, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mes viktimave është edhe drejtuesi i trenit, ndërsa bashkëdrejtuesja ndodhet në gjendje të rëndë.
Indian Railways ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit dhe ka premtuar ndihmë financiare për familjet e viktimave. Zyrtarët lokalë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për të prekurit nga kjo tragjedi. (A2 Televizion)
