Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 15:49 | Bota

Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë

Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.

Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t'u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.

“Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai, shkruan A2 CNN.

"Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion", tha Sybiha.

Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t'u bashkuar me forcat ruse ishte "ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje".

"Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar", tha ai, shkruan A2 CNN.

"Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat 'sulme me mish', ku vriten shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos