Kryeministri Orban vizitë në Moskë, takohet me Putinin

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 12:24 | Bota

Kryeministri Orban vizitë në Moskë, takohet me Putinin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë, ku është takuar me Presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, gjatë diskutimit mes tyre, Putin i tha homologut të tij se do të ishte i lumtur të zgjidhte Budapestin si vendin e bisedimeve me Presidentin Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Putin dhe Trump ranë dakord në tetor të takoheshin në kryeqytetin hungarez, por Trump më pas e anuloi takimin, duke thënë se nuk donte që takimi të ishte humbje kohe, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se kryeministri Viktor Orban ka marrëdhënie të mira me të dy Presidentët, si me Trump, ashtu edhe me Putinin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos