Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të rreme të SHBA-ve

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 18:28 | Bota

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të rreme të

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Irani është “bllokuar nga premtime të rreme” në procesin e negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Lavrov u shpreh se Moska sheh “kërcënime dhe premtime” në bisedimet SHBA–Iran, por jo fakte konkrete. Ai theksoi se Irani, sipas tij, me të drejtë argumenton se është gjendur i bllokuar nga premtime të papërmbajtura, duke përmendur edhe marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, Joint Comprehensive Plan of Action, e arritur gjatë presidencës së Barack Obama, e cila synonte kufizimin e programit bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Lavrov shtoi gjithashtu se Rusia po analizon zhvillimet rreth mundësisë së bisedimeve të reja në Pakistan, duke theksuar se situata mund të ndryshojë “dhjetë herë brenda 24 orëve”.

Ai përfundoi duke thënë se nëse përpjekjet aktuale të negociatorëve iranianë dhe amerikanë, të cilat Rusia i mbështet, çojnë në një marrëveshje të ngjashme me atë të vitit 2015, kjo do të ishte një arritje e madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos