Autoritetet libaneze kanë bërë bilancin e viktimave nga luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit, duke njoftuar se të paktën 2,454 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i konfliktit më 2 mars.
Sipas të dhënave të publikuara nga organizata e menaxhimit të fatkeqësive, 7,658 persona janë plagosur gjatë rreth gjashtë javëve përplasje.
Ndërkohë, edhe pse ka hyrë në fuqi një armëpushim 10-ditor, bilanci i viktimave vijon të rritet, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit po nxjerrin trupa nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet.
(A2 Televizion)