Ushtria izraelite zëvëndëson statujën e shkatërruar të Jezu Krishtit në Libanin jugor

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 18:37 | Bota

Ushtria izraelite zëvëndëson statujën e shkatërruar

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka zëvendësuar një kryq të shkatërruar në jug të Libani, pasi një ushtar ishte fotografuar duke e rrëzuar atë.

Në një postim në rrjetin social X, ushtria publikoi një foto të kryqit të ri, i cili duket më i vogël, por më i punuar artistikisht se statuja origjinale. Sipas njoftimit, trupat izraelite bashkëpunuan me komunitetin lokal në fshatin Debel për të koordinuar zëvendësimin, i cili përfshin një figurë të Jezu Krishti me shkëlqim metalik dhe katër piktura shenjtorësh, nga një në secilin krah të kryqit.

Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se dy ushtarët e përfshirë në incident do të mbahen për një muaj në paraburgim ushtarak.

Të krishterët përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë së Libanit, që vlerësohet në rreth 5.5 milionë banorë. Gjatë luftës, mijëra të krishterë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në jug të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos