Venezuela njoftoi se do të mbyllë ambasadën e saj në Oslo, disa ditë pasi udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen.
Në një deklaratë, qeveria venezueliane nuk komentoi mbi çmimin e Machados, duke thënë se mbyllja ishte pjesë e një ristrukturimi të shërbimit të saj të jashtëm.
Ministria e Jashtme e Norvegjisë konfirmoi se Karakasi kishte mbyllur ambasadën e saj në Oslo pa dhënë një arsye.
Komiteti i Nobelit në Oslo ia dha asaj çmimin të premten në njohje të asaj që e quajti puna e saj e palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës, ndërsa udhëheqësi venezuelian Nicolás Maduro e quajti laureaten 58-vjeçare një "shtrigë djallëzore".
“Pavarësisht dallimeve tona mbi disa çështje, Norvegjia dëshiron ta mbajë dialogun të hapur me Venezuelën dhe do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim”, tha një zëdhënëse e ministrisë.
Ajo shtoi se Çmimi Nobel "është i pavarur nga qeveria norvegjeze". (A2 Televizion)