Lufta Izrael-Iran, telefonatë Trump-Putin, e uron edhe për ditëlindje

Nga A2 CNN
14 Qershor 2025, 19:47 | Bota

Lufta Izrael-Iran, telefonatë Trump-Putin, e uron edhe për

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë diskutuar tensionet e fundit mes Iranit dhe Izraelit përmes një bisede telefonike këtë të shtunë, shkruan A2 CNN. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Putin më telefonoi këtë mëngjes për të më uruar me shumë mirësjellje Gëzuar Ditëlindjen, por ajo që është më e rëndësishmja, folëm edhe për Iranin, një shtet që ai e njeh mirë. Folëm gjatë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, ku citohet Presidenti Trump.

“Ai mendon, sikurse edhe unë, që kjo luftë Izrael-Iran duhet të marrë fund, ndërsa unë i shpjegova që edhe lufta e tij duhet të marrë fund”, citohet Trump.

Çfarë po ndodh tani

• Irani lëshoi një valë të re raketash drejt Izraelit herët të shtunën, duke përmbyllur një natë shpërthimesh dhe sulmesh të ndërsjella mes dy vendeve, që shkaktuan shkatërrime në Tel Aviv dhe Teheran.

• Konflikti i kahershëm mes Iranit dhe Izraelit është përshkallëzuar pas një sulmi të paprecedentë të Izraelit të premten në mëngjes ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane, ku u vranë disa nga udhëheqësit më të lartë të vendit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.

• Sipas autoriteteve izraelite, tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane. Irani ka raportuar të paktën 78 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmet izraelite, shumica civilë.

• Ministri izraelit i mbrojtjes deklaroi të shtunën se banorët e Teheranit “do të paguajnë një çmim të rëndë” dhe se kryeqyteti iranian “do të digjet” nëse Irani vazhdon me sulmet raketore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos