Kundërshton paraburgimin, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Nga Armand Bajrami
14 Qershor 2025, 21:45 | Kronikë

Kundërshton paraburgimin, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e

Gjykata e Lartë regjistron rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimeve gjyqësore, që e kanë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, shkruan A2 CNN.

Relatore e çështjes është  përzgjedhur gjyqtarja Albana Boksi.

Që prej 10 shkurtit, Veliaj ndodhet në qeli dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mos deklarim ose fshehje pasurie, si dhe futja e sendeve të paautorizuara në ambientet e paraburgimit.

Në hetim nga Spak është edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa e cila ndodhet me masë sigurie detyrim paraqitje. Po me këtë masë janë duke u hetuar edhe 5 biznesmenë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos