Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, NYT: Trump ende pa një vendim për Iranin

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 22:08 | Bota

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, NYT: Trump ende

Ende nuk ka vendim për Iranin. Në fund të një takimi më shumë se dy-orësh në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarët e tij më të ngushtë, Donald Trump nuk mori një vendim nëse do ta pranonte apo jo memorandumin e mirëkuptimit, "Deklaratën e Islamabadit", të arritur nga negociatorët e tij. Burime për New York Times bëjnë të ditur se edhe pse administrata Trump beson se është afër një marrëveshjeje, ka ende disa çështje për t'u diskutuar, përfshirë lirimin e fondeve të ngrira iraniane.

Pavarësisht mungesës së një vendimi, tregjet financiare vazhdojnë të rriten, duke vënë bast për dritën jeshile për marrëveshjen, ndërsa çmimet e naftës bien në rreth 90 dollarë, duke parë një perspektivë më të ndritshme në horizont. Investitorët janë të inkurajuar nga fjalët që shkroi manjati në Truth, përpara se të takohej në konklavë me këshilltarët e tij: anijet amerikane që bllokojnë Ngushticën "mund të fillojnë procesin e kthimit në shtëpi. Ju lutem përshëndetni gratë tuaja, burrat tuaj, prindërit tuaj dhe familjet tuaja në emrin tim".

Uashingtoni dhe Teherani arritën një marrëveshje paraprake këtë javë për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të filluar bisedimet bërthamore.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit thotë se një memorandum mirëkuptimi midis dy kombeve nuk është finalizuar ende. Nuk ka pasur asnjë njoftim përfundimtar nëse Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e ka miratuar dokumentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos