
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka deklaruar se sulmet izraelite në Liban po shkaktojnë pasoja të rënda tek fëmijët, me mesatarisht 11 të vrarë ose të plagosur çdo ditë.
Zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, tha se vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, 77 fëmijë janë vrarë ose plagosur si pasojë e luftimeve. Ndërkohë, mediat raportojnë se tensionet në rajon janë përshkallëzuar, ndërsa forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme në Bejrut, si edhe në jug të Libanit dhe në Luginën e Bekaas. S
ipas ushtrisë izraelite, gjatë së enjtes janë goditur më shumë se 135 objektiva të Hezbollahut. Nga ana tjetër, Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për 19 sulme ndaj pozicioneve të ushtrisë izraelite.
Ministria Libaneze e Shëndetësisë bën të ditur se që nga 2 marsi, sulmet izraelite në territorin libanez kanë shkaktuar 3,355 viktima dhe kanë lënë të plagosur 10,095 persona. (A2 Televizion)