Maduro del me hanxhar në dorë: SHBA po sajon një luftë të përjetshme

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 15:09 | Bota

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dukshëm i frikësuar nga presioni amerikan, akuzon Donald Trump se po sajon një luftë kundër shtetit që drejton.

“Populli i Shteteve të Bashkuara e di këtë, ata po sajojnë një luftë të re të përjetshme. Ata premtuan se nuk do të hyjnë kurrë në një luftë dhe po sajojnë një luftë që ne do ta shmangim. Si? Me mobilizimin e popujve të Amerikës së Jugut. Amerika e Jugut dhe Karaibet I thonë: jo luftës, po paqes, po prosperitetit, po harmonisë dhe bashkëjetesës”, tha Maduro, përcjell A2 CNN.

“Venezuela është një vend pa prodhim gjethesh kokaine, pa prodhim kokaine dhe ne do të arrijmë eliminimin 100% të 5% të mbetur të tranzitit të drogës që vjen nga Kolumbia. Ne do ta arrijmë këtë. Ata nuk mund të thonë se po ndërtojmë një armë bërthamore; nuk mund të thonë se kemi raketa të drejtuara drejt qyteteve amerikane, apo jo? Dhe meqenëse nuk mund ta thonë këtë, ata shpikin një narrativë ekstravagante, vulgare, kriminale dhe absolutisht të rreme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos