Marco Rubio: Jemi të vetmit që mund ta hapim Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 21:31 | Bota

Marco Rubio: Jemi të vetmit që mund ta hapim Ngushticën e

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po fliste në Shtëpinë e Bardhë për “Project Freedom”, një operacion i SHBA-së që synon hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Duke mbrojtur operacionin, Rubio tha se anijet e bllokuara në ngushticë janë në “mëshirën e piraterisë” nga ana e Iranit.

“Këta janë kalimtarë të pafajshëm,” tha ai. “Janë vende dhe anije që nuk kanë asnjë lidhje me këtë situatë, dhe megjithatë po përfshihen në mes dhe po mbahen peng.”

“Ata janë objektiva të lehtë,” shtoi ai. “Janë të izoluar, pa furnizime dhe të pambrojtur.”

Duke vijuar deklaratat e tij, Rubio tha se SHBA ka marrë kërkesa publike dhe private nga vende të ndryshme për të ndihmuar në nxjerrjen e anijeve të bllokuara nga Ngushtica e Hormuzit, përcjell A2CNN.

“Presidenti Trump reagoi dhe iu përgjigj thirrjeve për ndihmë,” tha Rubio, duke pretenduar se “Project Freedom” është hapi i parë drejt rihapjes së ngushticës dhe për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti “akti i fundit i dëshpëruar i zjarrvënies ekonomike” nga ana e Iranit.

“Po e bëjmë këtë jo vetëm sepse na është kërkuar, por sepse ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë,” shtoi Rubio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos