Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 19:31 | Bota

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë

Shërbimi i burgjeve i Izraelit tha të hënën se ka liruar pothuajse 2.000 persona, shumica të ndaluar palestinezë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, në njoftim thuhet se “1.968 terroristë u transferuan nga disa burgje në mbarë vendin në burgjet Ofer dhe Ktziot. Pas miratimeve përkatëse, ata u liruan në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor”.

Nga ana tjetër, më herët ditën e sotme, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, udhëheqësi egjiptian Abdel Fattah al Sisi dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, firmosën planin e paqes në Gaza, shkruan A2 CNN.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, gjatë konferencës për media në Sharm el-Sheik, tha se palestinezët “kanë të drejtë për vetëvendosje dhe të aspirojnë për një të ardhme ku lufta të mos i ndjekë më”.

Sipas tij, palestinezët kanë të drejtë “të shijojnë lirinë dhe të jetojnë në një shtet të tyre të pavarur, një shtet që do të jetonte në paqe pranë Izraelit, me siguri dhe njohje të ndërsjellë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos