Masakër në Meksikë, gjenden 32 trupa të copëtuar

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 07:59 | Bota

Masakër në Meksikë, gjenden 32 trupa të copëtuar

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se mbetjet njerëzore të gjetura javën e kaluar në një shtëpi të braktisur në shtetin Guanajuato, i njohur si më i dhunshmi në Meksikë, i përkasin 32 personave. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Prokurorit Rajonal.

Trupat e copëtuar ishin vendosur në qese plastike dhe u zbuluan gjatë një kontrolli në një banesë në qytetin Irapuato, si pjesë e hetimeve për personat e zhdukur.

Sipas deklaratës zyrtare, 15 nga viktimat janë identifikuar plotësisht, ndërsa për të tjerët procesi i identifikimit vazhdon. Prokuroria theksoi se trupat u gjetën në "kushte të fragmentuara dhe komplekse", çka e bën më të vështirë punën e hetuesve.

Ky zbulim tronditës vjen në një kohë kur dhuna në Guanajuato, e shkaktuar kryesisht nga përplasjet mes grupeve kriminale, vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda për popullsinë lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos