Një aeroplan Airbus i kompanisë Iberia, me kod fluturimi A321XLR, u detyrua të bënte një ulje emergjente të dielën pasi u përplas me një zog menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Madridit.
Siç mund të shihet në videot dhe fotot e postuara në mediat sociale, aeroplani, me destinacion aeroportin Orly në Paris, pësoi dëme të konsiderueshme në hundë dhe në një nga motorët e tij.
Sipas raportimeve, avioni që pësoi dëme të konsiderueshme ishte një nga më të rinjtë në flotën e Iberias.
Iberia Airbus A321, just two month old aircraft sustained damage to its right engine from a bird strike while operating flight Madrid, Spain to Paris, France.
— AviatorsMaldives (@AviatorsMaldive) August 4, 2025
Photo: Respective Owner pic.twitter.com/P8A3a92eB2
Sipas të njëjtit informacion, përplasja ndodhi gjatë fazës fillestare të ngritjes, me shpendin që fillimisht goditi pjesën e përparme të avionit përpara se të "gëlltitej" nga motori i majtë.
Duke ndjekur rregulloret e sigurisë, pilotët informuan kullën e kontrollit për një emergjencë, anuluan vazhdimin e udhëtimit dhe filluan procedurat për t'u kthyer në aeroportin e Madridit. Ulja u krye pa probleme afërsisht 20 minuta pas incidentit.
Goditjet e zogjve janë një dukuri relativisht e zakonshme në aviacion. Avionët dhe motorët e tyre janë projektuar dhe certifikuar për t'i bërë ballë përplasjeve të tilla deri në një farë mase. Rreziku më i madh ndodh gjatë ngritjes dhe uljes, kur lartësia është e ulët dhe përqendrimi i zogjve është më i madh. (A2 Televizion)