Sulmohet jetimorja në Haiti, rrëmbehen 9 persona

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 07:57 | Bota

Sulmohet jetimorja në Haiti, rrëmbehen 9 persona

Nëntë persona u rrëmbyen nga një grup i armatosur që bastisi një jetimore në jug të kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince.

Sipas raportimeve të mediave, personat e rrëmbyer janë misionarja irlandeze Gena Heraty, e cila ka punuar me organizatën "Nos Petits Freres et Soeurs" për më shumë se 30 vjet, shtatë punëtorë haitianë dhe një fëmijë trevjeçar me aftësi të kufizuara.

Sulmuesit çanë një gardh dhe hynë në ndërtesë pa qëlluar asnjë të shtënë. Menjëherë pas bastisjes, ata kërcënuan dhe i detyruan pengjet të largoheshin nga ndërtesa në këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos