Ka dalë video nga rrëzimi i një aeroplani pasagjerësh që po udhëtonte ditën e sotme për në Londër.
Sipas mediave të huaja, aeroplani është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore.
Po ashtu bëhet e ditur se më shumë se 200 persona besohet se ndodheshin në bord, shkruan A2 CNN.
Duket se avioni është rrëzuar në një zonë banimi, ndërkohë që sinjali humbi disa sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar.
Në një deklaratë të postuar në X, kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, thotë "me hidhërim të thellë konfirmoj se fluturimi 171 i Air India që operonte Ahmedabad London Gatëick u përfshi në një aksident tragjik sot".
Ministri i Aviacionit të Indisë thotë se ekipet e shpëtimit janë mobilizuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Air India Dreamliner crash flight AI171
— Flight Emergency (@FlightEmergency) June 12, 2025
A sad day for aviation @AirNavRadar
pic.twitter.com/BbXF7kavPt (A2 Televizion)