Një aeroplan pasagjerësh që po udhëtonte për në Londër është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se më shumë se 200 persona besohet se ndodheshin në bord në momentin e rrëzimit të avionit.
Duket se avioni është rrëzuar në një zonë banimi, ndërkohë që sinjali humbi disa sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar, shkruan A2 CNN.
Radari i fluturimeve thotë se fluturimi i Air India ishte planifikuar të fluturonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Ahmedabad për në Aeroportin Gatwick të Londrës në orën 09:50 sipas orës lokale. Ora e mbërritjes së tij ishte planifikuar të ishte 18:25 sipas orës lokale.
Në një deklaratë të postuar në X, kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, thotë "me hidhërim të thellë konfirmoj se fluturimi 171 i Air India që operonte Ahmedabad London Gatwick u përfshi në një aksident tragjik sot".
Ministri i Aviacionit të Indisë thotë se ekipet e shpëtimit janë mobilizuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(A2 Televizion)