
Rusia bombardoi infrastrukturën kritike të Ukrainës me qindra raketa e dronë ditën e martë, në një sulm të madh që tregoi dështimin e të ashtuquajturit ‘’armëpushimit energjetik’’ të njoftuar nga presidentit amerikan Donald Trump. Sic raportohet qindra mijëra familje kanë mbetur pa energji e ngrohje në shumë zona, teksa temperaturat kanë zbritur në -20 gradë celsius.
Kryeqyteti Kiev dhe qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, u vu në shënjestër të zjarrit rus në valën më të madhe të bombardimeve kundër infrastrukturës energjetike këtë vit.. Rusia lëshoi 450 dronë dhe mbi 70 raketa, e të paktën 9 persona mbetën të plagosur në sulmet që goditën edhe një bllok apartamentesh.
“Shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar njerëzit është më e rëndësishme për Rusinë se sa rivendosja e diplomacisë”, tha Zelenski.
Zhvillimi vjen në prag të bisedimeve të paqes që do të mbahen të mërkurën dhe të enjten në Abu Dabi dhe pak orë pasi presidenti amerikan Trump tha se shpejt, mund të ketë lajme të mira sa i përket përpjekjeve të paqes. (A2 Televizion)