Merr fund 'zjarri'! Pas njoftimit të Trump, India dhe Pakistani konfirmojnë armëpushimin

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 14:52 | Bota

Merr fund 'zjarri'! Pas njoftimit të Trump, India dhe Pakistani

Më herët, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Sipas mediave të huaja, ky njoftim i Presidentit Trump është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Pakistanit.

Ishaq Dar ka shkruar në rrjetin social ‘X’: “Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim me efekt të menjëhershëm.”

"Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis për sovranitetin dhe integritetin e tij territorial", shkroi ai më tej.

Ndërkohë edhe India ka konfirmuar armëpushimin, pas njoftimit nga drejtori ushtarak i Pakistanit.

Ministria e Jashtme e vendit ka thënë se armëpushimi filloi në orën 17:00 në Indi (ora 13:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar).

Po ashtu Ministrja e Jashtme shtoi se drejtori i përgjithshëm i operacioneve ushtarake të Pakistanit telefonoi këtë pasdite dhe u ra dakord që të dyja palët të ndalonin të gjitha të shtënat.

Deklarata shtoi se do të ketë bisedime të tjera midis Indisë dhe Pakistanit më 12 maj, shkruan A2 CNN.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos