Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një postimi në Truth Social ka njoftuar se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një "armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm".
Sipas mediave të huaja, Trump thotë se kjo lëvizje vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të. Trump vijon më tej të lavdërojë të dy vendet për përdorimin e “logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së shkëlqyer”, shkruan A2 CNN.
Edhe pse është një njoftim i habitshëm, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka zhvilluar telefonata të rregullta me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe ministrin e Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar që nga fundi i prillit.
Trump tha më parë këtë javë se tensionet në rritje ishin një turp dhe se ai donte që kjo të ndalej, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance tha se një luftë midis dy vendeve "nuk do të ishte puna jonë".
(A2 Televizion)