Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 11:51 | Bota

Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i

Kashmiri është në zemër të konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit, konflikt i cili mëngjesin e sotëm është përshkallëzuar edhe më tej.

Mediat e huaja raportuan mëngjesin e sotëm për shpërthimet në Kashmirin e administruar nga India, ndërsa autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive tha se 13 civilë janë vrarë në 12 orët e fundit në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Por ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

India dhe Pakistani kanë zhvilluar disa luftëra dhe konflikte që nga pavarësia e tyre nga Britania në vitin 1947, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale mbi Kashmirin.

Të dy vendet e pretendojnë rajonin e Himalajeve si të tyren, por në realitet kontrollojnë pjesë të ndryshme të territorit, shkruan A2 CNN.

Në vitin 1947, disa muaj pasi India Britanike u nda në një Indi kryesisht hindu dhe një Pakistan me shumicë myslimane, dy shtetet e reja zhvilluan luftën e tyre të parë për kontrollin e Kashmirit me shumicë myslimane, i cili atëherë ishte një mbretëri e sunduar nga një monark hindu.

Lufta vrau mijëra njerëz para se të përfundonte në vitin 1948.

Në vitin 1949, një vijë armëpushimi e ndërmjetësuar nga OKB-ja e la Kashmirin të ndarë midis Indisë dhe Pakistanit, me premtimin e një votimi të sponsorizuar nga OKB-ja për t'i mundësuar popullit të rajonit të vendoste nëse do të ishte pjesë e Pakistanit apo e Indisë.

Ai votim nuk është mbajtur kurrë, shkruan A2 CNN.

Mosmarrëveshja për tokën ka marrë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve gjatë tre dekadave të fundit, megjithëse shpërthimet e dhunës sporadike duket se janë zbutur vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos