Meta goditet me gjobë rekord prej 942 milionë dollarësh për sigurinë e fëmijëve

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 14:22 | Bota

Meta goditet me gjobë rekord prej 942 milionë dollarësh për

Gjiganti i teknologjisë Meta është urdhëruar nga një gjykatë në shtetin amerikan të New Mexico të paguajë edhe 567 milionë dollarë, duke e çuar totalin e gjobave në 942 milionë dollarë në çështjen që lidhet me sigurinë e fëmijëve në platformat e saj.

Sipas vendimit të gjykatësit Bryan Biedscheid, kompania dështoi të paralajmëronte publikun për rreziqet që platformat e saj paraqesin për fëmijët dhe adoleshentët. Gjykatësi e krahasoi Metën me një "shqetësim publik", duke e krahasuar ndikimin e saj me ndotjen e ajrit, shkruan A2CNN. 

Vendimi parashikon që një pjesë e konsiderueshme e shumës të përdoret për krijimin e një fondi që do të financojë programe për trajtimin dhe parandalimin e dëmeve të shkaktuara tek të miturit.

Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Threads, njoftoi se nuk pajtohet me vendimin dhe do ta apelojë atë.

Përveç gjobës financiare, gjykata ka urdhëruar kompaninë të zbatojë masa të reja për mbrojtjen e të miturve. Këto përfshijnë ndalimin e kontakteve të drejtpërdrejta mes të rriturve dhe përdoruesve nën 18 vjeç, kufizimin e dërgimit të përmbajtjeve intime, heqjen e numrit të pëlqimeve për llogaritë e të miturve, kufizimin e njoftimeve gjatë natës dhe vendosjen e një limiti maksimal prej rreth tre orësh përdorim në ditë për Facebook dhe Instagram.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos