Trump hap betejë të re për shtetësinë amerikane, firmos urdhra kundër të drejtës së lindjes

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 10:48 | Bota

Trump hap betejë të re për shtetësinë amerikane, firmos

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër përpjekje për të kufizuar të drejtën e shtetësisë amerikane të fituar përmes lindjes, duke nënshkruar dy urdhra të rinj ekzekutivë.

Sipas BBC, urdhrat synojnë të ndryshojnë mënyrën se si zbatohet shtetësia automatike për fëmijët e lindur në territorin amerikan, veçanërisht në rastet kur prindërit nuk janë shtetas amerikanë.

Njëri prej urdhrave zgjeron kategoritë e personave që nuk do të mund t’u japin automatikisht shtetësi fëmijëve të tyre të lindur në SHBA, duke përfshirë raste ku prindërit janë të lidhur me organizata të huaja, punojnë për qeveri të tjera ose kanë hyrë në vend përmes mashtrimit.

Urdhri i dytë synon të ndalojë të ashtuquajturin “turizëm lindjeje”, praktikën kur gra shtatzëna udhëtojnë në SHBA me qëllim që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane, shkruan A2CNN. 

Trump e kritikoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi përpjekjen e tij të parë për t’i dhënë fund shtetësisë së garantuar nga lindja. Presidenti tha se administrata e tij do të vijojë përpjekjet për të ndryshuar këtë politikë.

Megjithatë, ekspertë ligjorë kanë ngritur pikëpyetje mbi kushtetutshmërinë e masave të reja. Profesori i drejtësisë Gabriel Chin tha se presidenti mund të ketë kompetenca për të kufizuar hyrjet në SHBA për qëllime të caktuara, por jo për të hequr shtetësinë nga një fëmijë që ka lindur në territorin amerikan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos