Trump sinjalizon afrim mes SHBA-së dhe Iranit: Jemi pranë një marrëveshjeje

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 13:48 | Bota

Trump sinjalizon afrim mes SHBA-së dhe Iranit: Jemi pranë një

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është i interesuar të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin dhe nuk dëshiron një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Në një intervistë për Punchbowl News, Trump u shpreh se negociatat mes dy vendeve po ecin në drejtimin e duhur dhe se një marrëveshje mund të arrihet në një të ardhme të afërt.

“Është e qartë se ata nuk duan të goditen. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Do ta shohim”, deklaroi presidenti amerikan.

SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një marrëveshje kornizë më 18 qershor dhe nisën bisedimet për një marrëveshje përfundimtare.

Megjithatë, negociatat u ngadalësuan për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me garancitë e sigurisë dhe lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Tensionet mes dy vendeve u rritën sërish muajin e kaluar, pasi SHBA-ja kreu sulme të reja brenda territorit iranian, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj objektivave në rajon, përfshirë Jordaninë, Bahreinin dhe Kuvajtin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos