“Milicitë qe vrasin nuk i duam”, Italia refuzon me zemërim agjentët e ICE për olimpiket

Nga Rosalba Bejdo
27 Janar 2026, 22:39 | Bota

Zemërimi po rritet në Itali pas vendimit për të dërguar agjentë federalë të emigracionit, ICE, për të mbështetur operacionet e sigurisë amerikane gjatë lojërave Olimpike dimërore, muajin e ardhshëm ne Milano dhe Cortina.

Ligjvënës dhe figura të tjera politike, u kanë bërë thirrje kryeministres italiane Georgia Meloni të ndërhyjë për të bllokuar praninë e agjentëve në vazhdën e të shtënave fatale gjatë një fushatë të ashpër kundër imigracionit në Mineapolis.

Departamenti i sigurisë kombëtare konfirmoi raportimet në një deklaratë për CNN, duke thënë se ICE do të këtë rol sigurie në Olimpike.

“Sigurisht që nuk do të ndërmarrin operacione lidhur me emigracionin në një shtet të huaj”, deklaroi një zëdhënës. Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte u bëri thirrje qeverisë italiane të caktojë kufijtë dhe të marrë vendime të qarta.

“Nuk mund ta lejojmë këtë! Boll u përkulëm”, tha Conte. Në të njëjtën ditë, kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala, deklaroi se autoritetet nuk kanë nevojë për ICE për të garantuar sigurinë në qytet, dhe se “milicët që vrasin” nuk janë të mirëpritur.

Po ashtu, opozita e qendrës së majtë protestoi në këshillin rajonal të Lombardisë duke mbajtur në duar pankarta me shkrimin, “ICE, jo faleminderit!’’ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos