Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

Nga Xhevahir Qardaku
27 Janar 2026, 15:09 | Bota

Kryeministri britanik Keir Starmer surprizoi publikun me një paraqitje humoristike gjatë një eventi komedie në Londër, ku bëri edhe një referencë për presidentin francez Emmanuel Macron. Ai u shfaq në skenë me syze aviator dhe me një qëndrim të relaksuar e vetëironik, duke fituar menjëherë duartrokitjet e audiencës.

Gjatë spektaklit “The Political Party Live”, Starmer vuri syzet dhe tha “Bonjour”, duke shkaktuar të qeshura në sallë, ndërsa momenti u publikua edhe në TikTok. Shakaja lidhej me paraqitjen e fundit të Macron në Forumin Ekonomik të Davosit, ku presidenti francez u pa me syze të ngjashme.

Starmer shtoi me humor se mund t’i mbante ato edhe në takime ndërkombëtare, por pranoi se për punën në Parlament i duhen syzet e zakonshme për të parë qartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos