Netanyahu, presion Trump-it që të sulmojë sa më shpejt Iranin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 08:25 | Bota

Netanyahu, presion Trump-it që të sulmojë sa më shpejt
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po ushtron presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump që të sulmojë Iranin “sa më shpejt të jetë e mundur”. Lajmi raportohet nga transmetuesi publik izraelit Kan, duke iu referuar një burimi anonim të njohur me çështjen.

Në raportimin e publikuar të dielën, Kan thekson se Trump ende nuk ka marrë një vendim dhe po ngurron të ndërmarrë një veprim të tillë.

Ndërkohë, televizioni izraelit Channel 12 raportoi të dielën se zyrtarë të lartë të mbrojtjes i kishin paralajmëruar Netanyahun javën e kaluar se një sulm izraelit ndaj Iranit mund të shkaktonte një konflikt më të gjerë rajonal, ku mund të përfshiheshin Libani, Siria dhe Gaza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos