Del nga shinat Interoqeanik në Meksikë, viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 08:01 | Bota

Del nga shinat Interoqeanik në Meksikë, viktima dhe të plagosur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 98 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas daljes nga shinat e Trenit Interoqeanic në rajonin Isthmus të Tehuantepec të Meksikës.

Përkeqësimi i numrit të viktimave u bë i ditur nga guvernatori i shtetit meksikan të Oaxacës, Salomón Jara Cruz, në një mesazh të publikuar në X.

 "Jemi thellësisht të trishtuar nga aksidenti hekurudhor që ndodhi pranë Nizandës, në komunën e Asunción Ixtaltepec, ku udhëtonin 250 persona. Deri më sot, 139 persona janë jashtë rrezikut, 98 janë plagosur dhe 36 po marrin trajtim mjekësor; 13 persona kanë humbur jetën. Qeveria e Shtetit shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik. Ne ofrojmë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë për familjet e atyre që udhëtojnë me Trenin Interoqeanik”, shkroi ai.

Treni Interoqeanik lidh Gjirin e Meksikës me Oqeanin Paqësor dhe konsiderohet një infrastrukturë strategjike për transportin e pasagjerëve dhe mallrave në pjesën jugore të vendit.

   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos